Breaking News

ZJARR NE BANESE NE LAGJEN SERREQ

Falë ndërhyrjes në kohë të Zjarrfikësve të Shkodrës është bërë e mundur shmangia e përhapjes së zjarrit në pjesët tjera të banesës në katin përdhesë në lagjen Serreq të Shkodrës. Për fat të mirë kemi vetëm dëme materjale në dhomen e gjumit të kësaj banese. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 kur në banesë nuk ndodhes asnjë person, ndërsa shtëpia ishte e marrë me qëra nga një çift i cili banonte së bashku me fëmijen e tyre.

Sic duket ka qenë një qark elektrik i paisjeve elektrike që ndodheshin në dhomë që ka shkaktuar djegien e saj, ndërsa dëme në pjesët tjera të shtëpisë nuk ka. Në vend ngjarje menjëherë ka mbërritur edhe policia e Shkodrës dhe ekspertët e zjarrfikëses të cilët kanë nisur hetimet rreth shkaqeve që kanë shkaktuar rënien e zjarrit. Demet materjale në banesë mësohet se janë të konsiderueshme.

Lexoni dhe kete

JA SI NDODHI NGJARJA E RENDE NE AKSIN SHKODER – KOPLIK. KY ESHTE DREJTUESI I MJETIT QE…

Shkoder Informacion Paraprak Me datë 02.08.2018 rreth orës 21:30 jemi njoftuar se në aksin rrugor …