ZJARR NE LAGJEN DERGUT, DIGJET SHTEPIA

Një shtëpi private në afërsi të shkollës së mesme “Oso Kuka” në lagjën Dergut të Shkodres është , shkrumbuar nga zjarri. Për fat të mirë në momentine rënies së zjarrit në shtëpi nuk ndodhej askush. Sipas drejtuesve të Shërbimit Zjarrfikës të Shkodrës mësohet se zjarri dyshohet te këtë rënë nga pakujdesia por edhe nga amortizimi I rrjetit elektrik të shtëpisë.

3 zjarrëfikëse dhe dhjetra efektivë kanë punuar për shuarjen flakëve. Shtëpia është djegur totalisht në 3 dhomat e saj. Mësohet se banesa ka qenë e marrur me qëra nga një familje, dhe dyshohet se në momentin kur ato janë larguar nga shtëpia për të cuar fëmijët në shkollë, të kenë lënë ndonjë mjet ngrohës ndezur që për shkak të rrjetit të amortizuar elektrik të ketë shkaktuar këtë ngjarje. Ka qenë e vështirë lokalizimi I zjarrit për shkak se shtëpia ndodhej ngjitur me godinat tjera dhe rrezikohej të përhapej në shtëpi tjera.

Lexoni dhe kete

SEKUESTROHEN 6 MINA ME TELEKOMANDE, ARRESTOHET E.SINANAJ

Policia e Lezhës ka sekuestruar 6 mina me telokomandë, ndërsa ka arrestuar një 46-vjeçar nga …