Wednesday , 18 September 2019

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT

Një zjarr i përmasave të mëdha është shfaqur në malin e Shëngjinit në afërsi të portit mbrëmjen e së enjtes. Flakët që përfshinë masivin pyjor u përhapen me shpejtësi, duke vënë në rrezik banesa e biznese si dhe varrezat e Shëngjinit. Banorët e Shëngjinit thonë se ndihen të rrezikuar nga zjarri, teksa kjo situatë po ndikon edhe në largimin e pushuesve nga kjo zonë turistike.

Që prej momentit të rënies në zjarrit në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe ushtria. Ata po punojnë për mbajtjen nën kontroll të flakeve të cilët rrezikojnë zonen e banuar.

Zjarri vijon me intensitet të lartë, ndërsa deri më tani janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.

Lexoni dhe kete

KALIM I PALIGJSHËM I KUFIRIT, ARRESTOHEN 2 SHTETAS

Policia e Shkodrës ka parandaluar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për dhënie ndihmë …