Wednesday , 26 June 2019

ZJARR NE NJE APARTAMENT NE LEZHE

Një apartament në katin e katert të një pallati në Lezhë u përshi nga flaket e zjarrit, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martes, në bllokun 11.2 hektarë. Sipas të dhënave zjarri u shfaq në kuzhinen e baneses, ndërsa sapo kanë konstuar flaket familjaret kanë dalë jashtë dhe kanë njoftuar zjarrfikesit.

Këta të fundit mbërriten menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit pa u përhapur në të gjithë apartamnetin. Ngjarja ka shkaktuar panik në të gjithë pallatin, duke bërë që banoret të dalin jashtë nga frika.Demet e shkaktuara janë të konsiderueshme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vërteta të këtij zjarri, por paraprakisht dyshohet se është shkaktuar një rrjedhja e një bombule gazi.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHKODRËS PROÇEDON 47 SHTETAS

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, ashtu si çdo fillim jave, ka publikuar masat e ndërmarra …