Një 24-vjeçar shpëtoi për mrekulli, pasi dhoma ku po qëndronte u përfshi nga flaket e zjarrit.
Ngjarja ndodhi në banesen e familjes Veseli në Fushë-Milot të Kurbinit e cila është dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019-të, por mungesa e një vendstrehimi i detyron një pjesë të familjareve të qëndrojnë në shtëpinë e dëmtuar.
Në momentin e zjarrit i riu ka qenë në gjumë, por fatmiresisht ka dëgjuar krismat dhe ka arritur të dalë nga shtëpia. E zonja e shtëpisë Etleva Veseli thotë se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike, ndërsa shton se janë dëmtuar orenditë shtëpiake.
Nga vleresimi përfundimtar banesa e familjës Veseli në Fushë-Milot është konsideruar e pabanueshme por ende nuk dihet se kur do të shembet dhe ti hapet rrugë rindërtimit.