Breaking News

ZJARR NE NJE BANESE NE ISHULL- LEZHE

Një banese është përfshire nga flaket e zjarrit në fshatin Ishull-Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth ores 12:00 të së premtes, ndërsa nga zjarri fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar, por vetem dëme materiale. Sipas të dhënave flaket janë shfaqur në njëren nga dhomat e shtëpisë në pronësi të shtetasit Gjek Leka dhe menjehërë familjaret kanë dalë jashtë dhë kanë njoftuar zjarrfikesit.

Ndërhyrja e shpejtë e këtyve të fundit bëri, që zjarri të shuhet pa u përhapur në të gjithë banesen. Nga flaket është djegur vetem njëra nga dhomat e shtëpisë, ndërkohe që demet e shkaktuara janë të konsiderueshme.

Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të këtij zjarri, por dyshimet janë se ai mund të jetë shkaktuar nga një problem në rrjetin elektrik.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NE PIKEN KUFITARE HANI – HOTIT NJE 32-VJEÇAR

Një 32 vjecar ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të kaloi ilegalisht …