Saturday , 24 October 2020

ZJARR PRANE KAPITENERISE SE PORTIT

Nje zjarr ka perfshire zonen prane kapitenereise se portit te Shengjinit mbremjen e djeshme. Flaket jane konstatuar ne nje zone ku hedheshin mbeturinat, ndersa zjarri eshte perhapur me shpejtesi duke rrezikur perhapjen e tij drejt portit te peshkimit dhe zones se banuar ne malin e Shengjinit. Sapo kane konstatuar flaket, drejtuesit e kapitenerise se Shengjinit kane dhene alarmin duke kerkuar ndihmen e zjarrfikesve te portit.

Keta te fundit jane vene menjehere ne levizje duke angazhuar mjetet dhe personelin ne menyre qe te izolonin ne kohe te shpejte vatren zjarrit. Mberritja ne pak minuta ne vendngjarje ka bere qe zjarrfikesit e portit te Shengjinit te izolonin ne kohe flaket e zjarrit duke evituar pershkallzimin e situates.

Ne pak minuta e gjithe situata eshte vene nen kontrollin e zjarrfikesve te cilet edhe kane bere te mundur shuarjen e plote te flakeve. Pas normalizimit te gjendjes, menjehere kane nisur edhe hetimet per te zbardhur shkaqet e plote te renies se zjarrit ne kete zone te portit te Shengjinit, si dhe vlersimin e nevojave per te shmangur rreziqe te mundshme qe mund te shfaqen ne kete zone.

Lexoni dhe kete

AKSION PER LOJERAT E FATIT NE LEZHE DHE KURBIN

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët …