Friday , 15 November 2019

ZJARRET NË STINËN E VERËS NË VENDIN TONË

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar bilancin e dëmeve nga zjarret gjatë muajve të verës. Në një postim në Facebook, Xhaçka thotë se në total u dogjën 1900 ha pyje, toka bujqësore dhe kullota. Sipas Xhaçkës, në 99% të rasteve kanë ardhur jo nga temperaturat e larta, por nga zjarrvënia e qëllimshme.

“Pavarësisht punës së jashtëzakonshme të Emergjencave Civile, Forcave te Armatosura, zjarrfikësve dhe ndihmës së qytetarëve të shumtë që na u bashkuan si vullnetarë, korriku dhe gushti shënuan një numër të pazakontë zjarresh. 324 vatra zjarri në mbarë territorin e vendit, 1900 ha pyje, toka bujqësore, kullota, nga zjarre që në 99% të rasteve kanë ardhur jo nga temperaturat e larta, por nga zjarrvënia e qëllimshme! Vazhdojmë të jemi në krye të detyrës për të mbrojtur pronën publike e private, e mbi të gjitha jetën e qytetarëve. Ligji do të veprojë me ashpërsinë më të madhe ndaj autorëve të këtyre akteve që rrezikojnë të mirën tonë të përbashkët.” – shkruan Xhaçka.

Lexoni dhe kete

FRIKE NGA PERMBYTJET NE KURBIN

Kurbini rrezikon të përmbytet sërish nëse do të ketë reshje intensive shiu. Kanali i ujerave …