Wednesday , 18 September 2019

ZJARRET NË VEND, PRESIDENTI META, I SHQETËSUAR NGA PËRHAPJA MASIVE E ZJARREVE

Përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit ka shqetësuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Ai po ndjek situatën aktuale, sidomos në Lezhë e Gjirokastër ku vatrat e zjarrit janë më të shpeshta. Permes nje njoftimi të shpërndarë nga presidenca thuhet se kreu i shtetit inkurajon marrjen e masave efektive të emergjencës për neutralizimin e flakëve.

“Presidenti inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre. Meta thekson rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, si dhe u bën thirrje e nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë. Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve” – thuhet në njoftimin e presidencës.

Lexoni dhe kete

HAPEN TE GJITHA SHKOLLAT E RAJONIT TE VERIUT

Në të gjitha shkollat e rajonit të veriut ka nisur këtë të hënë viti i …