Breaking News

ZJARRI I MERR JETEN 13-VJEÇARES NE SHKODER

Gj. D. 13 vjece ka humbur jeten nga flaket e zjarrit te rene ne barakat e komunitetit Rom ne lagjen Liria ne Shkoder. 13 vjecarja ka qene ne gjume ne momentin e renies se zjarrit qe dyshohet te kete ardhur nga soba per ngrohje.

Sipas te afermve te saj 13 vjecarja ishte me probleme mendore. Ate e kane sjelle nga shtepia e femijes ne Tirane dhe e kane mbajtur ketu. Ajo ka qene e vetme me gjyshen e saj ndersa kjo e fundit pas ka ndezur soben per ngrohje ka dale dhe vetwm pak minuta me vone zjarri ka perfshire tre baraka.

Banoret e barakave se pervec humbjes se jetes se 13 vjecares kane humbur edhe gjitha kursimet dhe cdo gje tjeter nga djegia.

Shefi i Zjarrfikesve te Shkodres Ridvan Bushati dyshon se zjarri eshte shkaktuar nga pakujdesia.

Zjarri ka qene i menjehershem dhe per shkakt edhe te konstruksionit te barakave. Ndersa zjarrfikesja ka bere te mundur shuarjen e flakeve pasi kishte rrezik perhapje edhe ne barakat tjera.

Lexoni dhe kete

PLAGOSJA NE FUSHE-MAMURRAS, 20 DITE BURG DY TE ARRESTUARVE

Dy të rinjt e arrestuar tre ditë më parë si bashkëpunëtor në plagosjen e dyfishtë …