Wednesday , 1 April 2020

ZJARRI NË ISH-KONVIKTIN E SHKOLLËS VETERINARE SHKODËR

Bashkia Shkodër i vjen në ndihmë familjeve të prekura nga zjarri në zonën e Kirasit. Bashkia Shkodër njofton se ka vijuar procedurën për miratimin e ndihmës së menjershme për familjet që kanë pësuar dëme për shkak të rënies së zjarrit në ish- konviktin e Shkollës Veterinare. Në bashkëpunim me banorët, sipas prioritetit të nevojës dhe emergjencës në varësi të demit të shkaktuar nga zjarri, menjëherë janë siguruar ambjentet e pajisura për strehim për një periudhë emergjente tranzitore.

Janë pajisur ambjentet me mjetet bazë për sigurimin e jetës dhe ushqimit për familjet që do të stretohen nga Bashkia. Paralelisht, është ngarkuar ekipi teknik me inxhinierë për hartimin e projektit të ndërtimit dhe rikualifikimit të të gjithë ndërtesës e sipërfaqeve publike, me qëllim funksionin e saj si banesë sociale. Për këtë, është e nevojshme që Këshilli Bashkiak me pergjegjësi dhe pa vonuar, të vijojë procedurën e propozuar për miratimin e kalimit të përdorimit të godinës nga konvikt jashtë funksioni, në funksion për shërbimin e banorëve në nevojë strehimi.

Ndërkohë, shkaqet e zjarrit janë akoma të paqarta. Kërkohet nga specialistët e hetimit të dalin sa më pare në konkluzion, për nxjerrjen e të vertetës, për të evidentuar përgjegjësinë por edhe ndonjë qëllim dashakeqës nëse nuk ka arsyetim tjetër që verteton se zjarri ka rënë nga pakujdesia. Bashkia e Shkodrës thotë se përtej vështirësive, i qëndron pranë secilës familje, do të vazhdojë përkujdesjen, pavarësisht vështirësive dhe burokracive, pa u ndalur dhe hap pas hapi.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHTETIT VIJON KONTROLLET NË TERRITOR

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të …