ZJARRI NE ISH-KONVIKTIN E SHKOLLES VETERINARE

Cdo gjë është shkrumbuar, 11 familje banore në ish konviktin e shkolles veterinere në lagjen Kiras të Shkodrës tashmë janë në qiell të hapur. Zjarri I rënë një ditë më parë ka shkaktuar dëme të mëdha materjale, banorët tashmë po pastrojnë ato cka ka mbetur. Ndërsa deri tani asnjë nga institucionet vendore apo qëndrore nuk ka marrë kontakte me të dëmtuarit.

Pjesa e shpëtuar e konviktit nga përfshirja e flakëve ka pësuar dëme në cati dhe se banesen e Ardian Kodraetit e ka nxjerr jashtë funksionit.

Dëmet janë të mëdha, nuk është arritur të shpëtohet asgjë, ndërsa ajo që ka mbetur janë vetëm muret. Zjarri I rënë në konviktin e ish shkolles veterinere erdhi si pasojë e shkëndisë elektrike nga instalimet e vjetruara. Ndërhyrja e zjarrfikësve të ndihmuar edhe nga vetë banorët ka bërë që zjarri të mos përhapet, ndërsa deri tani ende në zonë nuk është rilidhur energjia elektrike.

Lexoni dhe kete

NDAHET NGA JETA DEPUTETI BASHKIM FINO

Një lajm i hidhur për skenën politike shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare …