ZJARRI NE MALIN E TARABOSHIT RREZIKON ANTENTAT E TRANSMETIMIT

Zjarri i rënë pranë malit të Taraboshit që prej pasdites të së Mërkures vijon të jetë aktiv ndërsa në oret e vona të së Enjtes ka rrezikuar edhe kullat e transmetimit të televizioneve. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat e zjarrëfikësve, autoritetet e Zonave të Mbrojtura si dhe forcat e ushtrisë. Ndërhyrja nga ajri ka qënë e pamundur pasi helikopterët e kompanisë VIVA kanë qënë në remont.

Sipasoje e zjarrit gjatë 48 orëve të fundit sipërfaqja e djegur ne malin e Taraboshit arrin në rreth 200 hektar, kryesisht shkurre.

Zjarrëfikset, punonjesit e administrates se zonave te mbrojtura dhe ushtria kanë punuar për gjatë gjithë natës se merkure dhe të enjte për të shmangur djegien e banesave në fshatin turistik të Zogajt dhe kanë arritur të mposhtin flakët duke shpëtuar banesat dhe lokalet. Por terreni i vështirë dhe era e fortë kanë bërë qe zjarri te riaktivizohet, i cili në oret e vona të së enjtes ka rrezikuar edhe antenat e transmetimit të televizioneve.

Lexoni dhe kete

GJYQI I VRASJES SE HERMES BEQIRIT, AUTORI I DYSHUAR NDRYSHON DESHMI

Autori i dyshuar për vrasjen e të riut Hermes Beqiri, 20-vjeç, në Shkodër, ngjarje kjo …