ZJARRI NË MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PD PUBLIKON PROVAT

Ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, PD ka publikuar prova të reja se në Ministrinë e Shëndetësisë ka rënë zjarr, ku janë djegur dokumentet e tenderave sekretë. Ish deputeti Bardh Spahia, tha se aq shumë dokumente janë djegur brenda ministrisë brenda ditës, sa është aktivizuar sinjali anti-zjarr.

Spahia publikoi edhe e-mail zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit në zyrën e prokurimeve.

Sipas Spahisë, hajdutët në kohë pandemie duhet të shkojnë në burg, ndërkohë SPAK të përfshijë në hetimin e kësaj çështje djegien e dokumenteve.

Lexoni dhe kete

REFORMA ZGJEDHORE, REAGON PËRSËRI ILIR META

Ndërsa publikoi një shkrim të BB-së që thoshte se nga kriza e COVID Shqipëria do …