Thursday , 19 April 2018

ZJARRI NE TARABOSH, RREZIKOI KULLAT E TRANSMETIMIT TE TV- eve

Pas 3 ditësh në malin e Taraboshit, zjarri është përhapur edhe në afërsi të kullat e transmetimit të televizioneve, ndërsa në disa momente flakët kanë prekur edhe antenat. Forcat zjarrëfikëse të ndihmuara edhe nga forcat e armatosura kanë luftuar për orë të tëra në një terren të thyer malor me flakët e zjarrit të cilat të ndihmuara edhe nga era e fortë u përhapen në të gjithë majen e malit të Taraboshit.

Mungesa e ndërhyrjes nga ajri ka bërë që zjarri jo vetëm të mos shuhet por në disa raste të rrezikoj seriozisht kullat e transmetimit, ndërsa me ndërhyrjen nga ajri kjo situatë mund të ishte evituar.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan forcat e zjarrëfikësve, forcat e ushtrise si dhe autoritetet e Zonave të Mbrojtura. Sipasoje e zjarrit gjatë 72 orëve të fundit sipërfaqja e djegur ne malin e Taraboshit është qindra hektar, kryesisht shkurre.

Lexoni dhe kete

“KONTROLLET NE ZONEN E PREKALIT, JO VETEM PER KANABIS POR EDHE SEZONIN TURISTIK”

Gjate nje takimi te zhvilluar ne Njesine Ana e Malit, per parandalimin e kultivimit te …