ZJARRI PERFSHIN REZERVATIN NE VELIPOJE

Situata e zjarreve vijon te jete e perkeqesuar ne vendin tone. Kete te Hene, persona te papërgjegjshëm, ende të painditifikuar nga policia, i kanë vënë zjarrin zonës së mbrojtur ose sic njihet si Rezervati në Velipojë. Flakët e zjarrit vijojnë të djegin pemët, teksa tymi ka përfshirë edhe brezin rënor, ku ndodhen pushues të shumtë. Këta të fundit janë evakuar për arsye sigurie nga policia. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur një helicopter Viva I cili po vijon punën për shuarjen e flakëve.

Gjithashtu në aksion marrin pjesë ushtria, forcat zjarrëfikëse, punonjës të policisë pyjore, si dhe një grup I forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Mesohet se flakët rrezikojnë të dalin jashtë kontrollit, ku deri tani janë djegur plot 9 hektar pyje.
Situata ka krijuar jo vetëm ndotje, por edhe panik mes pushuesve . Zjarri eshte i përmasave te medha ku ka perfshire te gjithe zonen e mbrojtur ne Velipoje. Policia po heton për zbulimin e autorëve të kësaj zjarrëvënie dhe kapjen e tyre.

Rikthimi i temperaturave te larta ka rikthyer edhe zjarret ne vendin tone. Qarku i Shkodres vijon te jete nje nga qarqet me te prekura ne vend nga zjarret. Ne pjesen me te madhe, mesohet se zjarret jane krijuar nga persona te papergjegjshem.

Lexoni dhe kete

LEZHE, FSHATI TROSHAN PA UJE TE PISHEM

Janë investuar 1 miliard lekë për ujësjellësin e ri të fshatit Troshan të Njesisë Administrative …