Saturday , 25 November 2017

ZJARRI PERFSHIN VARREZAT E “KOMANES”

Varrezat  e “Komanes” apo të njohura ndryshe si varrezat e myslimanëve janë përfshirë në flakë mbremjen e së Hënës. Zjarri ka shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme ndërsa tymi është përhapur në të gjithë zonën pranë autostradës Shkoder- Hani i Hotit në Dobrac. Disa ditë më parë bashkia e Shkodres në bashkëpunim me ndërmarrjen e ujesjellës- kanalizimeve ndërhyn në këtë zonë duke bërë pastrimin e varrezave nga ferrat dhe shkurret.

Pasi u pastrua zona, shkurret u grumbulluan brenda varrezave duke I lënë aty. Për të hequr grumbujt e shkurreve të hënën iu vendos zjarri i cili brenda pak minutave u përhap në të gjithë varrezat duke djegur edhe varret. Pavarësisht zjarrit dhe tymit, askush nuk ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Vendosja e zjarrit mbetet mjaft e rrezikshme në këtë zonë, pasi gjatë pastrimit të disa ditëve me parë janë gjetur arme dhe municione të cilat janë hedhur për tu fshehur policisë pas vitit 1997. Edhe pse varrezat janë të mbyllura prej vitesh, pranë tyre ka një numër të madh banesash. Zjarri është shuar në orët e para të së martës, ndërsa ende nuk dihen se kush mund të ketë vënë zjarrin në varreza e Komanës.

Lexoni dhe kete

BANORET E THETHIT: KERKOJME TAPITE, PO NA GJOBISIN!!!

Banoret e Thethit kërkojnë tapitë e pronave, të trashëguara nga të parët e ku kanë …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin