Friday , 30 October 2020

ZJARRI SHKRUMBON BANESEN DY KATESHE PRANE QENDRES SE QYTETIT

Një banesë dy katëshe u shkrumbua nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në qender të qytetit të Shkodres, ngjitur me polikliniken. Gjithçka ka nisur rreth orës 00.30 minuta, kur kamarieri ka qënë duke mbyllur aktivitetin dhe në moment ka konstatuar flakët në katin e dytë të ndertesës. Menjëherë ai ka njoftuar shërbimin zjarrfikës dhe ka dalë jashte mjediseve te lokalit, ndërsa flakët në pak minuta nuk kanë vonuar të përhapen, të favorizuara nga ndërtesa e vjeter.

Godina që u përfshi nga flaket funksiononte në katin e parë si lokal, ndërsa në të dytin ishte e pabanuar dhe fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit nuk ka patur persona brenda. Konstrukti prej derrase i pjesës së çatisë është përfshirë i tëri në flakë dhe ndërhyrja e zjarrfikesve ka qënë e pamundur të shpëtojë diçka, por thjesht flaket janë neutralizuar që të mos përhapeshin në ndertesat e vjetra që ishin ngjitur me shtëpinë dy katëshe.

Për minuta të tëra shërbimi zjarrfikes ka luftuar me flakët, ndërsa në të gjithë zonën u bë ndërprerja e energjise elektrike me qëllim që të mos kishte pasoja të tjera. Demet përllogariten të konsiderueshme, kryesisht në katin e parë të banesës ku ndodhej lokali, i cili deri 1 orë përpara ngjarjes ka qënë i populluar me kliente.

Lexoni dhe kete

SHKODRA NË ‘DAREN’ E KRIMEVE TË PA ZBULUARA

Rajoni i Shkodrës dy muajt e fundit ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda …