Luhatjet e energjisë elektrike kanë shkrumbuar një katin e dytë të një banese në lagjen “Perlat Rexhepi” të Shkodres.Në momentin e rënies së zjarrit fatmirësisht në banesë nuk ka patur persona, ndërsa flakët në mjediset e brendshme janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar çdo gjë që ndodhej në banesë.
Kanë qenë banorët e lagjes të cilët kanë njoftuar menjherë zjarrfikësen sapo kanë parrë zjarrin, por pavarësisht ndërhyrjes së saj shuarja e flakëve ka qënë e pamundur pasi zjarri është përhapur në të gjithë objektin, për shkak të vjetërsisë së godinës. Megjithate forcat zjarrëfikëse kanë bërë cmosin për lokalizimin e zjarrit dhe shuarjen e tij pasi banesa dykatëshe ka qënë ngjitur me shtëpite e tjera dhe në disa momente ka rrezikuar seriozisht këto të fundit.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje disa luhatje të një pas njëshme të tensionit të energjisë elektrike kanë shkaktuar zjarrin në katin e dytë, ndërsa flakët janë përhapur menjeherë në të gjithë objektin duke e shkrumbuar brenda pak minutash të gjithë banesën e marie Kirit. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur edhe eskpertët e policisë hetimore të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. Burime brenda bluve bëjnë të ditur se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qënë një shkendije elektrike e cila është shkaktuar nga luhatja e tensionit.