Sunday , 27 September 2020

ZJARRI SHKRUMBON MASIVIN PYJOR NE MANATI

Një zjarr i rënë që prej pasditës të së martës në masivin pyjor të fshatit Manati në Lezhë ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyll me pisha si dhe u rrezikua zona e banuar.

Flaket të cilat u shfaqen rreth orës 15:00 favorizuar dhe nga era e fortë u përhapen me shpejtësi dhe gjatë oreve të mbrëmjes zjarri doli jashtë kontrolli.

Për shuarjen e flakeve dhe mbrojtjen e zonës së banuar në dihmë të zjarrfikësve të Lezhës edhe dhe ato të Kurbinit, Mirditës dhe Vau Dejesit.

Për shuarjen e zjarrit është punuar gjatë gjithë natës dhe sipas të dhënave në oret e mëngjesit flaket janë vënë nën kontroll, por jo shuar plotësisht.

Nga veprimet paraprake bëhet e ditur se zjarri ka qenë i qëllimshem dhe se po punohet për identifikimin e autorit apo autoreve.

Lexoni dhe kete

TRAFIK DROGE E ARMËMBAJTJE PA LEJE, POLICIA VIJON AKSIONIN

Policia e Shtetit vijon në të gjithë vendin, zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin …