ZJARRI SHKRUMBON RESTORANTIN NE LEZHE

Një restorant dasmash në qytetin e Lezhës është përfshire nga flaket e zjarrit, ndërsa fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar. Ngjarja ndodhi mesnaten e së dieles në afersi të tregut të qytetit të Lezhës. Zjarri u shfaq fillimisht në pjesen e kuzhines së restorantit dhe më pas u përhap me shpejtësi në të gjithë objektin.

Në momentin e ngjarjes restoranti ka qenë i mbyllur dhe nuk ka patur përsona brenda por kanë qenë banor të zonës të cilët kanë konstatuar flaket dhe kanë lajmeruar menjwherw policinë dhe zjarrfikesit. Ndërhyrja e këtyre të fundit shmangu përhapjen e zjarrit në objektet e tjera aty pranë.Ndërkohë nga zjarri restoranti është djegur thuajse plotëisisht, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.

Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet e ditur se shkak i zjarrit është bërë një shkënditje elektrike në bllokun i siguresave të objektit në fjalë.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I DYSHUARI I ATENTATIT NË VUKATANË

Policia e Shkodrës dhe grupi hetimor kanë arritur të zbardhin ngjarjen e së hënës ku …