Monday , 21 January 2019

ZJARRI SHKRUMBON TREGUN INDUSTRIAL TE LAÇIT

Një zjarr i fuqishem përfshiu tregun industrial të qytetit të Laçit.Ngjarja ndodhi rreth orës 5 e 30 minuta të së hënës, ndërsa fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.

Zjarri është shfaqur në pjesen ku tregtoheshin rroba të përdorura dhe më pas është përhapur me shpejtësi në të gjithë tregun.Për shuarjen e flakeve i angazhuan zjarrfikesit e Laçit, Lezhës dhe Krujes.është më shumë se dy ore punë për vënien nën kontroll të zjarrit, ndërkohë flaket rrezikuan dhe disa biznese të tjera aty pranë.Tregtaret thonë se zjarri ka shkrumbuar gjithçka, duke ju shkaktuar dëme të konsiderueshme.Ata dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi sipas pronaret e tregut kanë patur konflikt me njëri tjetrin.

Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetimet, ndërsa janë shoqëruar në komisariat disa përsona mes të cilëve dhe roja i tregut të cilët po merren në pyetje për të mësuar më teper detaje rreth ngjarjes.Në këtë treg zhvillonin aktivitetin rreth 70 tregtarë nga Laçi, të cilët kishin si burim të ardhurash për familjet e tyre këtë profesion.

Lexoni dhe kete

DEBORA SHEMB STREHEN E KARBURANTIT, VDES 1 PERSON NE SHKODER

ShkoderInformacion ParaprakMe date 10.01.2019, ora 17:10, është shembur karburanti “Gega Oil” në hyrje të Shkodres …