Sunday , 17 February 2019

ZMIJANI: FITORJA E KUPËS, DHURATË PËR 100-VJETORIN E VLLAZNISË

Suksesi i së mërkurës në finalen e Kupës së Shqipërisë ku Vllaznia U19 mundi Besën dhe meritoi për të dytin vit me rradhë këtë trofe, padyshim që i ka entuziasmuar të gjithë protagonistët e këtij ekipi. Në prononcimet e tyre për televizionin Rozafa menjëherë pas këtij triumfi drejtuesit e Akademisë Vllaznia dhe trajneri Zmijani, përveçse e kanë quajtur këtë sukses si dhuratën më të bukur për 100 vjetorin e krijimit të Vllaznisë, u kanë bërë thirrje krerëve të klubit për më shumë vëmendje ndaj lojtarëve të këtij ekipi.

Pas përfundimit të kupës, Vllaznia U19 ka nisur menjëherë të mendojë për kampionatin tashmë, ku objektivat padyshim që janë për të fituar edhe titullin kampion të këtij sezoni, sepse mundësitë dhe përbërjen, ky ekip i ka.

Lexoni dhe kete

SHENKOLLI NUK FAL, ERZENI I LARGOHET KREUT

Ekipi i Erzenit duket se ka dalë nga lufta për vendin e parë.Shijakasit kanë pësuar …