Monday , 25 January 2021

ZMIJANI: MBYLLËM NJË SEZON POZITIV PËR LIGËN AMATORE

Kampionatet e moshave për Ligën Amatore në Zonën e Shkodrës janë mbyllur tashmë duke dhënë edhe verdiktet përfundimtare të tyre. Tre prej trofeve kanë shkuar për ekipet e Akademisë “Atletik Klub Shkodra” dhe dy të tjerët, për “Djelmninë shkodrane” dhe “Labeat”.

Megjithatë përfaqësuesi i Federatës për këtë Zonë, i mirënjohuri Hysen Zmijani, në një prononcim për televizionin Rozafa, më shumë sesa tek fituesit, e vlerëson si shumë pozitiv sezonin që sapo u mbyll dhe ka falenderuar të gjithë ata që ndihmuan për mbarëvajtjen e tij…

Ajo që vlen më së shumti është se dëshira e fëmijëve dhe të rinjve shkodranë për futbollin po shtohet dhe këtë e tregon numri i tyre gjithnjë në rritje nga viti në vit dhe padyshim që nga një masivitet i tillë, kanë për të dalë edhe lojtarë cilësorë për futbollin shkodran në të ardhmen.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-21 FITON 2 – 1 EDHE ME APOLONINË

Vllaznia U21 vazhdon të fitojë në kampionat dhe të kryesojë me meritë renditjen e kampionatit …