Friday , 22 October 2021

ZMIJANI: VLLAZNIA KA MË SHUMË SHANSE SE TEUTA PËR TË FITUAR

Fitorja në Laç i ka bërë për vete të gjithë dashamirësit dhe simpatizantët e Vllaznisë, por jo vetëm.

Ish- futbollisti i njohur i kësaj skuadre, Hysen Zmijani, është i mendimit se Vllaznia e sivjetme është më e plotë në organikë se ajo e sezonit të kaluar dhe do të jetë një nga pretendentet kryesore për fitimin e titullit kampion.

Në gjë të tillë ai e ka shprehur në një prononcim të dhënë për televizionin Rozafa teksa është ndalur edhe tek fitorja në ndeshjen e parë ndaj Laçit…

I pyetur ndërkohë për ndeshjen e së shtunës ndaj Teutës, Zmijani i ka dhënë më shumë shanse për të fituar Vllaznisë, por sipas tij duhet bërë shumë kujdes ndaj skuadrës që drejtohet nga shkodrani Edi Martini…

Një fitore edhe ndaj Teutës do të ishte një bonus shumë i madh për kuqeblutë në rrugën e tyre plot pretendime, megjithatë është vetëm starti i kampionatit dhe deri në fund ka shumë rrugë për të bërë, prandaj duhet përqendrim maksimal në çdo ndeshje, duke nisur nga kjo e së shtunës me durrsakët.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: VLLAZNIA NDAJ DINAMOS VETËM PËR FITORE

Pas ndeshjeve të kombëtares, Superliga shqiptare rikthehet të luajë ndeshjet e javës së 5-të të …