ZMIJANI: VLLAZNIA U-19 PRETENDON VENDET E PARA

Të gjitha kampionatet e fundit në vendin tonë dhe bashkë me to edhe stërvitjet e ekipeve jane ndalur. Kjo e diktuar nga situata e krijuar në vend, megjithatë sportistë e trajnerë janë në pritje të përmirësimit të gjendjes dhe rifillimit të punës.

Ndërkohë, trajneri i ekipit Vllaznia U19 Luan Zmijani, në këtë pauzë kampionati, gjen kohë të bëjë edhe bilancin e punës së deritanishme duke u ndalur tek fitorja e fundit me Tiranën por edhe duke bërë një krahasim me ekipin e sezonit të kaluar.

Ndërkohë i pyetur se cilat do të jenë pretendimet e këtij ekipi për pjesën e mbetur të sezonit, trajneri Zmijani thotë.

Ecuria e ekipit në ndeshjet e fundit ka qenë e mirë dhe jo më kot ai ka ardhur duke u ngjitur në renditje teksa tashmë pozicionohet në vendin e tretë të saj, megjithatë pretendimet duket se do të jenë për të bërë edhe më mirë në ndeshjet e ardhshme.

Lexoni dhe kete

SITUATA TE VLLAZNIA, REAGON BASHKIA SHKODËR

NJOFTIM:Bashkia Shkodër po ndjek me shqetësim situatën e krijuar pranë KF Vllaznia, për shkak të …