ZMIJANI: VLLAZNIA U-19 SYNON TITULLIN KAMPION EDHE KËTË SEZON

Pavarësisht barazimit të arritur në ndeshjen e fundit në Kukës, barazim ky që ndali serinë prej 15 fitoresh rradhazi, ekipi i 19 vjeçarëve të Akademisë Vllaznia do të vazhdojë me serinë e rezultateve pozitive për të shkuar kësisoj drejt arritjes së objektivit që ai ka. Kështu, është shprehur në një prononcim për televizionin Rozafa trajneri i këtij ekipi Luan Zmijani.

Nga ana tjetër i pyetur nëse Vllaznia U-19 synon titullin edhe këtë sezon, trajneri Zmijani është shprehur. Ditët e fundit ndërkohë disa prej futbollistëve që ai stërvit kanë firmosur kontratat me klubin dhe në lidhje me këtë çështje Zmijani do të shprehej.

Në ndeshjen e rradhës, Vllaznia U-19 do të presë në Shkodër ekipin e Laçit, ku padyshim që objektivi do të jetë rikthimi tek fitorja dhe mbajtja sërish e vendit të parë në renditje.

Lexoni dhe kete

ZYRTARE: ARMANDO CUNGU, TRAJNERI I RI I KUKËSIT

Barazimi 0-0 mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” në ndeshjen e vlefshme për …