Monday , 17 February 2020

ZOGAJ: GOLI NDAJ SKËNDERBEUT SHKON PËR GJYSHIN TIM

I kanë mjaftuar vetëm 60 sekonda aktivizim në fushën e lojës dhe menjëherë ka bërë rolin e protagonistit. Silvio Zogaj ka marrë një top nga shokët e ekipit, ka dribluar kundërshtarin dhe me një gjuajtje të fortë brenda zone e ka dërguar topin në rrjetë duke mposhtuar Koliçin.

Natyrisht që është shumë bukur kur shënon dhe për më tepër që Zogaj ka edhe një dedikim prekës për këtë gol.

I pyetur ndërkohë se sa do ta ndihmojë ky gol për ecurinë e mëtejshme për Vllazninë, Zogaj shprehet se për një sulmues gjithmonë shënimi i golave është një motiv më shumë për të bërë më mirë në të ardhmen.

Vllaznia ka lënë pas tashmë fitoren ndaj Skënderbeut dhe ka nisur të mendojë për sfidën e së mërkurës për kupë me Burrelin, ndeshje kjo që do të luhet në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL FEMRA/ VLLAZNIA FITON 3 – 1 NDAJ SKËNDERBEUT

Vllaznia në volejboll për femra ka bërë detyrën duke fituar ndeshjen e rradhës për kampionat …