Breaking News

“ZONA E PRITJES” PREMIERE ME 20 E 21 PRILL NE “MIGJENI”

Teatri “Migjeni” i Shkodrës po përgatitet që këtë fundjavë me 20 dhe 21 prill ti ofroj artëdashësit një tjetër shfaqje. “Zona e pritjes” nga dramaturgja kroate Marina Vujçiq, vjen në regji të regjisorit nga Kosova Fatos Berisha. Një komedi e zezë, e cila ashtu si edhe shfaqjet tjera të teatrit ” Migjeni” është krejtësisht e ndryshme dhe kjo është një arritje, shprehet kështu drejtorja e teatrit aktorja Rita Gjeka.

Për vetë regjisorin Fatos Berisha puna në teatrin e Shkodrës ka qenë një kënaqësi. Aktorja Linda Jarani shprehet se këto 5 muaj që jam aktore e brendëshme në Teatrin “Migjeni” ka pasur kënaqësinë të punoj me regjisoret më të mirë të rajonit.

Në një ordinancë mjeku, ku pacientët presin që të vizitohen, ndodhin situata sa komike aq edhe dramatike. Në këtë zonë pritjeje, përlasen, egoizmi me dashurinë, thashethemi me të vërteten, dyshimi dhe zhgenjimi, mos besimi. Por gjithë kanë një të përbashkët ajo është “pritja”.

Me kostumografi te Desantila Lika, ne shfaqje luajne, Rita Gjeka, Merita Smaja, Krist Lleshi, Linda Jarani, Nancy Bakalli, Jozef Shiroka, Simon Shkreli, Nikolin Ferketa dhe Oliver Ymeri. Shfaqja do jepet premierë me 20 e 21 prill ora 19:00 në teatrin “Migjeni”.

Lexoni dhe kete

FESTA E EMIGRANTËVE NË DAJÇ

Për të dytin vit radhazi është organizuar festa e emigrantëve në famullinë e Dajçit të …