Wednesday , 1 April 2020

“ZONA E PRITJES” RIKTHEHET NE TEATRIN MIGJENI

Në një paradhomë të një ordinance mjeku, ku njerëz të zakonshëm presin të kryejnë vizitat mjekësore. ndodh ngjarja, ku harrohet qëllimi dhe aty shpalosen interesi i personazheve. ku secili më shumë se asgjë tjetër ka interes që të shmang sic thotë edhe Izabela personazhi i aktores në shfaqjen “Zona e pritjes”, të ballafaqohet qoftë edhe një ditë me jetën. Me këtë komedi Teatri Migjeni i Shkodrës hapi edhe sezonin teatror për periudhën vjeshtë-dimer.

Një pjesë që të vë përballë të qeshures dhe reflektimit se sa duhet të vlerësojmë njëri tjetrin, dhe pse shmangemi nga problemet tona kur kemi problemet e të tjerëve me të cilët mund të merremi. Apo të gjejm vende të ngrohta për të klaura ditën, ndërsa nganjëherë sado të mundohemi askush nuk na kupton, sepse sic thote Vedrani, personazhi në këtë shfaqje, problemi i saj është i saj dhe jo i imi. Të vërtetat ne tentojmë ti harrojmë por asnjëherë nuk e humbim shpresen sepse edhe pse të vetëdijshëm sic thotë Vera, asgjë nuk duket si në reklamat televizive, prandaj ne duhet të vlerësojmë sic duhet jetën.

Kjo komedi e cila vjenë në regji të Fatos Berishës dhe me tekst të Marina Vujçiq me interpretimin e aktorëve Rita Gjeka; Linda Jarani; Jozef Shiroka; Kristi Lleshi; Simon Shkreli; Nensi Bakalli; Merita Smaja; Nikolin Ferketa dhe Oliver Ymeri u shfaq në teatrin “Migjeni”, pas më shumë se pesë muaj, një shfaqje e cila hapi edhe sezonin tetaror duke pasur më pas edhe rrugëtimin e saj në disa festivale kombëtare dhe ndërkombëtare.

Lexoni dhe kete

FESTA E ZOJES NUNCIATË NË KATEDRALE

Arqipeshkvi i Dioqezit Shkodër Pult Imzot Angelo Massafra në meshën shenjte të mbajtur në Katedralen …