Breaking News

ZONA PRANE “DOLLARIT” MES TELAVE DHE KABLLOVE ELEKTRIKE

Telat dhe kabllot elektrike i gjen te shperndare pothuajse ne cdo lagje te qytetit te Shkodres. Zona prane “Dollarit” ne qytetin e Shkodres eshte nje nga zonat qe perballet me se tepermi me nje problematike te tille. Telat elektrike dhe kabllot e telefonive celulare gjenden ne kete rruge te shperndare, duke i ngjasuar rrjetave te merimangave. Askush nuk nderhyn per zgjidhjen e kesaj problematike, edhe pse me heret banoret e zones jane ankuar.

Keto tela dhe kallo arrijne te qendrojne ngjitur me disa banesa, duke u kthyer ne rrezik serioz, ku nga momenti ne moment mund te kapen edhe flake nga cdo problematike qe mund te shfaqet. Pervec se ndodhen ngjitur disa banesave, keto tela duke qene se nuk eshte nderhyre prej vitesh ne to, ndodhen te shperndare dhe gati rrezikojne te keputen.

Natyrisht, nje gje e tille krijon edhe probleme ne levizjen e banoreve te zones, por edhe qytetareve te tjere, pasi kjo zone eshte nder me te frekuentuarat ne qytetin e Shkodres. Prandaj, qytetaret duhet te tregohen te kujdesshem, deri sa pushteti lokal apo institucionet pergjegjese te nderhyjne per sistemimin e telave dhe kabllove.

Lexoni dhe kete

BLEGTORIA NE PRAG FALIMENTI

Edhe pse Shqipëria ka një terren të përshtatshëm për të zhvilluar blegtorinë, sektori nuk po …