ZONAT MALORE TE SHKODRES TE BLLOKUARA

Në një njoftim të Bashkisë së Shkodrës situate nga reshjet e ditëve të fundit paraqitet normale. Ndërsa problem ka në disa zona sa I përket qarkullimit, furnizimit me energji elektrike dhe përmbytjes së tokave bujqësore. Në njësitë administrative malore ku prezenca e madhe e dëbores ka sjellë vështirësi në qarkullim. Kalimi është i vështirë në territorin malor dhe rruga Prekal-Theth është e bllokuar në segmentin rrugor të Malit të Shoshit ku trashësia e dëbores arrin 1m. Rrugët e brendshme që lidhin disa fshatra në njësinë administrative Pult gjithashtu janë të bllokuara.

Rruga për në fshatin Bruçaj në Qafë-Thanë është e bllokuar. Rruga për në fshatin Mazrek të njësisë administrative Gur i Zi, është e bllokuar. Në njësinë administrative Ana e Malit janë të përmbytura mbi 300 ha. Problem shqetësues paraqiten edhe punimet që po bëhen në rrugën e Velipojës pasi në fshatin Trush janë bllokuar kanalet anësore dhe ka përmbytje të tokave që janë afër rrugës.Furnizimi me energji elektrike ka probleme pothuajse në të gjithë njësinë administrative Dajc.

Gjithashtu si pasojë e shembjes së kanalit të H/C të Ndërlysës njësia Shosh dhe Shalë janë pa energji elektrike. Në zonat malore rezervat ushqimore janë drejt pakësimit, për faktin se nuk operojnë shumë njësi tregtare në ato zona. Në zonat malore janë prishur edhe disa mullinj bloje. Gjithashtu kërkohet furnizim me bazë ushqimore për kafshët në zonat malore. Nga ana tjetër ka një rritje të nivelit të prurjeve në lumenjt Drinë dhe Kir.

Lexoni dhe kete

PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” NE LAÇ

Të marten ne mbremje kulmuan ditet e pelegrinazhit në Kishen e “Shna Ndout” në Laç.Me …