Siguria në plazhe duhet të jetë prioritet kryesor i të gjithë institucioneve përgjegjëse. Kështu u shpreh nga Shkodra zv/kryeministrja Senida Mesi. Ajo tha se fokusi duhet të jetë edhe tek kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare.
Mesi u ndal edhe tek menaxhimi i mbetjeve në plazhe dhe plotësimi i kushteve për tregtimin e produkteve ushqimore.
Ndërsa, prefekti i Qarkut Shkodër, Çesk MIllja, tha se të gjitha resurset e Shkodrës të jenë në shërbim të turizmit.
Deklaratat erdhën gjatë mbledhjes së komitetit për menaxhimin e sezonit turistik në qytetin e Shkodrës.