Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

ZVICRA DO TE INVESTOJE PER MINIMIZIMIN E PERMBYTJEVE NE LEZHE

Qeveria Zvicerjanë do të investoje 4 milion euro për minimizimin e përmbytjeve në qytetin e Lezhës. Projekti konsiton në ndërtimin e kanalizimeve të ujeravë të bardha e të zeza si dhe një staticioni të ri pompimi vetem për ujerat e bardha. Për këtë qëllim Ambasadori Zvicerjan në Shqipëri Adrian Maître zvilloi një vizititë në ndërmarrjen e Ujësjelles Kanalizime Lezhë, ku u njoh me detajet e këtij projekti të rëndësishem nga drejtori i këtij institucioni Zef Maçi.

Ambasadori Adrian Maître tha përformanca e mirë e ndërmarrja së Ujësjelles-Kanalizime kanë sjellë këto investime në Lezhë.

Perkthim:
“Këto investime mbështeten në përformance dhe këtë e ka arritur ndërmarrja e Ujësjelles Kanalizime, ndaj po investojmë këtu. Në nuk shikojmë vetem aspektet që lidhen me ujin e pijshem, por edhe menaxhimin e ujera të zeza dhe të shiut. Do të thosha se ky është një shembull mire ku shkohet me partneritet përtej një projekti dhe ky partneritet është i vendosur nga dy qeveritë tona. I gjithë synimi i këtij partneriteti është që të mbështet Shqipëria në rrugen e sajë të integrimit në Bashkimin Evropian”.

Përmbytjet në qytetin e Lezhës janë kthyer në një refren të vazhdueshem sa here ka reshje të dendura shiu, e kjo vjen përshkak se sistemi i kanalizimeve nuk e përballon nivelin e prurjeve.

Lexoni dhe kete

GERRYERJA E TOKES NGA LUMENJTE DRIN E BUNA

Mbi 5 dynym toke eshte gerryer nga rrjedha lumenjve. Agim Metani nga Shkodra po humbet …