ZYRA RAJONALE E FSHF-së ORGANIZON KUPËN “PAULIN NDOJA”

Tradita e mirë e nisur në Shkodër për nderimin e figurave të futbollit, ka vijuar këtë herë me organizimin e kupës “Paulin Ndoja”. Zyra Rajonale e Federatës Shqiptare të Futbollit ka organizuar prej disa javësh ndeshjet për këtë kupë dhe pasditen e së mërkurës janë luajtur edhe ndeshjet finale. Për grupmoshën U11 dhe atë U13 fitues janë shpallur ekipet e Besëlidhjes që kanë mundur në finale ekipet e Skutarit dhe Djemnisë shkodrane. Në fund është zhvilluar edhe ceremonia e vlerësimit të më të mirëve ku ka patur diploma edhe për arbitrat më të mirë, pikërisht për Brendon Qalli dhe Erjon Zuesi.

Ndërkohë lojtarët e perspektivës janë vlerësuar Ensar Hasaj për U11 dhe Albi Koleci për U13 ndërsa lojtarët më të mirë të kupës janë shpallur Brendon Bilani për 11 vjeçarët dhe Gjorgjino Zhuja për 13 vjeçarët. Emocionet më të mëdha të kësaj ceremonie kanë qenë në momentet kur vetë mjeshtri Ndoja ka dorëzuar kupat për ekipet fituese. Duke folur për televizionin Rozafa, legjenda e portës shkodrane është shprehur shumë i lumtur për këtë organizim të kësaj kupe me emrin e tij.

Nga ana tjetër, organizatori i Kupës- Hysen Zmijani ka deklaruar se tradita e nderimit të këtyre figurave do të vazhdojë edhe më tej.

Pas kupës “Paulin Ndoja” tashmë do të jetë rradha e kupës “Selami Dani” për të përzgjedhur më të mirët dhe për të vlerësuar sulmuesin e shquar të Vllaznisë së viteve ’60-’70.

Lexoni dhe kete

9 KLUBE BOJKOTOJNË NISJEN E SEZONIT TË RI FUTBOLLISTIK

Mbledhja e sotme e Ligës Profesioniste bashkë me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit ka …