ZYRTARE: ARMANDO CUNGU, TRAJNERI I RI I KUKËSIT

Barazimi 0-0 mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampioneve ndaj maltezëve të La Valettës, i ka kushtuar shkarkimin nga detyra të trajnerit të Kukësit, austriakut Peter Pakult. Ai mësohet të ketë patur një debat me presidentin Safet Gjici dhe në fund të tij, janë ndarë për të mos bashkëpunuar më sëbashku. Në këto kushte, për kukësianët ka dalë e domosdoshme gjetja e një trajneri tjetër dhe alternativa e parë ka qenë padyshim ajo e shkodranit Armando Cungu. Ky i fundit e pat drejtuar Kukësin në sezonin 2012-2013 duke e shpallur nënkampion dhe duke kaluar tre ture në Kupat e Europës.

Një punë e tilla ka lënë gjurmë jo vetëm tek tifozët por edhe drejtuesit e kësaj skuadre dhe në këto rrethana, për të gjithmonë ka patur simpati. Nga sa bëhet e ditur, edhe para se Pakult të vinte në Kukës në muajin dhjetor, sërish alternativa kryesore ka qenë ajo e Cungut. Por edhe atëherë nuk u bë realitet megjithatë tashmë duket se erdhi momenti. Trajneri i njohur shkodran do të nisë punën pasditen e së premtes ndërkohë që do të nisë menjëherë përgatitjet për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Maltë.

Kjo do të jetë një detyrë e vështirë sepse ai nuk e njeh aspak skuadrën dhe për më tepër, rezultati i takimit të parë nuk është shumë i favorshëm. Megjithatë, tashmë është fakt i kryer. Armando Cungu do të jetë trajneri i Kukësit për sezonin e ardhshëm me misionin për të çuar më përpara sukseset që pat arritur pesë sezone më parë.

Lexoni dhe kete

ILIR KEPAJ: PRIVILEGJ I MADH QË KAM LUAJTUR ME VLLAZNINË

Pas plot 27 vitesh, ish- futbollisti i Vllaznisë Ilir Kepaj rikthehet të flasë për skuadrën …