Wednesday , 24 January 2018

ZYRTARE: “GEA SPORT” LARGOHET NGA VLLAZNIA

Dyshimi nėse ėshtė larguar apo jo Roberto Nava nga posti i presidentit tė Vllaznisė, i ngritur dje nė edicionet e lajmeve tė Televizionit Rozafa, ėshtė konfirmuar ditėn e sotme nga vetė pjestarė tė Bashkisė Shkodėr. Institucioni nė fjalė nė fakt nuk ka bėrė asnjė koment zyrtar nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe duket se po pret datėn 12 tetor tė caktuar si afatin e fundit tė bėrjes sė pagesės nga kompania “Gea Sport” nė numrin e llogarisė sė klubit shkodran dhe nė rast se nuk bėhet sėrish, atėherė automatikisht kontrata e bashkėpunimit me tė, do bjerė poshtė. Nė fakt, edhe vetė Nava nė median e shkruar ka raportuar largimin e tij nga drejtimi i Vllaznisė por nga ana tjetėr ka bėrė tė ditur se do ta ēojė klubin shkodran nė gjyqin e Gjenevės pėr moszbatimin korrekt tė kontratės sė bashkėpunimit. Zviceriani me origjinė italiane ka kėrkuar nė fakt llogari pėr mėnyrėn e administrimit tė 150 milionė lekėve tė miratuara nga Kėshilli Bashkiak Shkodėr nė mbledhjen e tij tė korrikur por nė fakt, juristi i Bashkisė Suel Hadri, nė emėr tė kryebashkiakut Luka i ėshtė pėrgjigjur se nuk mund tė kėrkojė llogari pėr paratė e Bashkisė kur nė fakt, ai nuk ka derdhur asnjė lekė pėr klubin Vllaznia. nė rrethana tė tilla, Nava ka paraqitur zyrtarisht dorėheqjen nga posti i kryetarit tė Kėshillit Mbikėqyrės tė shoqėrisė aksionere e po ashtu, dorėheqjen me shkrim ka dorėzuar edhe italiani tjetėr anėtar i kėtij Kėshilli Luka Barberis. Ky kėshill ka mbetur tashmė me tre anėtarė, Isuf Isufin, Agim Medjen dhe Flamur Hoxhėn dhe nė kushte normale, ai funksionon. Sot nė fakt ka patur njė takim tė kryebashkiakut Luka me drejtuesit e klubit dhe i ka udhėzuar ata tė vazhdojnė punėn derisa gjėrat tė marrin njė zgjidhje pėrfundimtare. E sigurtė ėshtė qė Roberto Nava dhe “Gea Sport” janė larguar nga Vllaznia. tashmė pritet vetėm tė sqarohet se kush do tė hedhė nė gjyq njėra- tjetrėn, Bashkia Shkodėr kompaninė “Gea Sport” apo e kundėrta pėr moszbatim tė kontratės.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NIS PƋRGATITJET PƋR SFIDƋN E SƋ PREMTES ME KUKƋSIN

Vllaznia ka nisur qĆ« ditĆ«n e djeshme pĆ«rgatitjet pĆ«r ndeshjen e sĆ« premtes ndaj KukĆ«sit. …