Breaking News

ZYRTARE: HASAN LIKA TRAJNER I VLLAZNISE, TURKU FIRAT DREJTOR SPORTIV

Tek Vllaznia më në fund kanë vendosur. Dy postet teknike që ishin bosh prej kohësh, nga paraditja e së dielës kanë tashmë drejtuesit e rinj. Kështu, në postin e drejtorit sportiv është emëruar turku Engin Firat ndërsa trajneri i kuqebluve në sezonin e ri do të jetë Hasan Lika. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga ana e klubit shkodran përmes një deklarate për shtyp të publikuar në faqen e tij zyrtare. Në këtë mënyrë tashmë çdo dilemë ka marrë fund tek kjo skuadër dhe nga e hëna pritet të nisë puna. Në klubin Vllaznia duket se janë ndalur gjatë në studimin e biografive sportive të të gjitha kandidatëve për këto dy poste, por njëkohësisht edhe të projekteve që ato kanë dorëzuar për rikthimin e skuadrës sërish në nivele të larta.

Për Hasan Likën në fakt kishte kohë që flitej ndonëse bëhej fakt i kryer edhe emërimi i Edi Martinit si trajner megjithatë në fund ka triumfuar mesa duket përvoja më e madhe e tiranasit. Por nëse për Likën edhe pritej, emërimi i turkut Firat në postin e drejtorit sportiv, ka qenë vërtetë një surprizë. Në opinion por edhe në media bëhej fakt i kryer emërimi i Alban Nezirit në këtë vend por nuk ka ndodhur kështu. Drejtuesit e klubit i kanë besuar eksperiencës së madhe që Firat ka patur me drejtimin e mëparshëm në Turqi, Gjermani, Irani por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vetëm pak ditë më parë, turku ka qenë shumë pranë emërimit në postin e drejtorit teknik të ekipit kombëtar të Irakut por akordi nuk u arrit dhe një nga arsyet mund të jetë edhe dëshira e vetë atij për të nisur një eksperiencë të re në Shqipëri. Në ditët në vazhdim sigurisht që do të mësohen më shumë gjëra se çfarë do të ndodhë tek Vllaznia megjithatë e rëndësishme është që tashmë nuk ka më pengesa dhe puna do të nisë menjëherë.

Lexoni dhe kete

“CHAMPIONS LEAGUE”, VLLAZNIA FITON 3-1 NDAJ PARNU

Vllaznia në futboll për femra ka gjetur fitoren e parë të këtij edicioni të Ligës …