ZYRTARE: KAMPIONATI I SUPERLIGËS RINIS MË 3 QERSHOR

Kampionati i Kategorisë Superiore do të rinisë më datë 3 qershor. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit me të gjithë drejtuesit e klubeve të kësaj kategorie. Ndonëse ka patur edhe mendime kundër, në fund të gjithë kanë rënë dakord njëzëri që kampionati dhe kupa të luhen deri në fund dhe një gjë të tillë e ka komunikuar për mediat në fund të mbledhjes vetë presidenti Armando Duka.

I pranishëm në këtë mbledhje si përfaqësues i Vllaznisë ka qenë edhe administratori Suad Lici i cili është shprehur se Vllaznia ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e punës sapo organet kompetente të japin aprovimin.

Por, pavarësisht vendimit të marrë sot, Federata dhe klubet janë në pritje të vendimit përfundimtar të Ministrisë së Shëndetësisë për lejimin e fillimit të stërvitjes të hënën më 18 maj. Nëse ndodh kështu, gjithçka do të jetë në rregull, por në rast të kundërt, pastaj i gjithë ky plan bie poshtë.

Lexoni dhe kete

KAMPIONATI I FUTBOLLIT TË FEMRAVE RINIS ME 6 QERSHOR

Pas një shkëputje dy mujore, ekipi i Vllaznisë në futboll për femra që prej javës …