Wednesday , 30 September 2020

ZYRTARE/ NDËRPRITEN KAMPIONATET E VOLEJBOLLIT

Pas 3 muajsh e gjysëm pauze, Federata Shqiptare e Volejbollit ka marrë vendimi që kampionatet kombëtare për të gjitha grupmoshat të mos rifillojnë më. Çka do të thotë se sezoni konsiderohet tashmë i mbyllur dhe nuk do të ketë më ndeshje. Një vendim i tillë duket se ka qenë i detyrueshëm për t’u marrë si rrjedhojë e mosndryshimit të situatës së krijuar nga covid-19. Asambleja e Përgjithshme e kësaj Federate kishte caktuar si datë 23 qershorin për të marrë vendimin përfundimtar për kampionatet dhe për rrjedhojë, ditën e sotme Komiteti Ekzekutiv i saj ka vendosur që të mos ketë më kampionat.

Po ashtu, është vendosur që ekipe kampione të sezonit 2019-2020 të konsiderohen ato që kanë qenë në vend të parë në momentin e ndërprerjes së kampionateve për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Për rrjedhojë, kampione e Shqipërisë për femra është shpallur Mirdita ndërsa për meshkuj Erzeni. Ekipet e Vllaznisë në fakt nuk kanë marrë asnjë trofe sepse edhe në kampionatet e moshave, asnjëri prej tyre nuk ka qenë në vendin e parë.

Një zgjidhje e tillë konsiderohet në fakt e duhura për Federatën e Volejbollit sepse duket e pakuptimtë që të presin sërish për rinisjen e ndeshjeve. Madje, një vendim i tillë pritet në ditët e ardhshme edhe nga Federata e Basketbollit. Një situatë e tillë nuk është aspak normale për sportistët sepse ato do të jenë pa ndeshje deri në shtator apo tetor dhe një periudhë 6 mujore pa ndeshje, kuptohet që krijon probleme të mëdha, megjithatë ky është realiteti i krijuar tashmë nga covid-19.

Lexoni dhe kete

LIBOHOVA & DUKA: PRESIM REAGIMIN E QEVERISË PËR FUTBOLLIN

Kaosi në futbollin shqiptar vazhdon ende dhe po ashtu edhe bojkoti. Të gjithë ekipeve janë …