Thursday , 22 February 2018

ZYRTARE, VLLAZNIA- LUFTËTARI NUK LUHET NË “LORO BORIÇI”

Ajo që përflitej tashmë është zyrtare. Ndeshja Vllaznia- Lushnja nuk do të luhet të mërkurën në stadiumin “Loro Boriçi”. Drejtuesit e klubit shkodran kishin shpresuar që tapeti i stadiumit pas mbjelljes së barit të ri, të ishte gati për këtë ndeshje por nuk ka ndodhur kështu. Specialistët e kësaj fushe, pasi e kanë inspektuar atë, kanë dalë në përfundimin se tapeti i këtij stadiumi ende nuk është gati për ndeshje. Në këto kushte, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar klubin shkodran për këtë çështje dhe tashmë mbetet të presim se ku do të luhet ky takim.

Një vendim disi i papritur sepse ishte menduar që ndeshja ndaj Lushnjës të luhej në Shkodër por nuk do të ndodhë kështu. Nëse me Skënderbeun u gjet një zgjidhje duke e spostuar ndeshjen për në Korçë, ende nuk dihet si do të të veprohet në këtë rast. Luajtja në Krujë apo Kukës është një alternativë por shkodranët janë të bezdisur nga ndeshjet në transfertë dhe nuk përjashtohet mundësia që të kërkojnë shtyrjen e këtij takimin për një javë më vonë. Në fazën e parë të kampionatit, Vllaznia ka luajtur 6 ndeshje jashtë Shkodrës dhe vetëm 3 në qytetin e saj. U mendua se ky do të ishte një favor për skuadrën në fazën e dytë sepse kalendari do të përmbysej por në fakt nuk po ndodh kështu. tapeti i stadiumit “Loro Boriçi” sërish pati nevojë për ndërhyrje dhe në mënyrë të pakuptimtë e pësojnë kuqeblutë të cilët në vend që të mendojnë për daljen nga situata aspak e mirë ku ndodhen, i duhet të mendojnë edhe për gjetjen e stadiumeve ku do t’i luajnë ndeshjet.

Lexoni dhe kete

SUKAJ: VLLAZNIA DO SHKOJË PËR FITORE NË GJIROKASTËR

Dy fitoret e fundit të Vllaznisë kanë qenë shumë të rëndësishme por nuk mjaftojnë sepse …