Tuesday , 18 February 2020
Breaking News

“ZYRTARËVE TË KORRUPTUAR DHE BOSËVE TË KRIMIT PO U VJEN FUNDI”

Në ditën e nisjes së punës së SPAK, ambasada e SHBA ka zgjedhur që nëpërmjet një videoje të shprehë jo vetëm rëndësinë, por edhe të japë paralajmërim të fortë për ata që do të jenë objekt i hetimit të kësaj strukture. Ambasada bën me dije se ka investuar 2 mln dollarë për të siguruar që struktura e posaçme të ngrihet dhe të funksionojë në mënyrë të pavarur duke paralajmëruar se “bosëve të krimit po u vjen fundit dhe në vend do të ketë drejtësi për të gjithë”.

Në video sqarohet se fokusi i SPAK do të jetë lufta kundër korrupsionit në nivele të larta. SHBA kanë angazhuar ekspertë të lartë për të monitoruar dhe funksionimin e SPAK për të mos patur ndikim nga politika. Përmes një programi të posaçëm 35 prokurorë nga Nju Xhersi do të trajnohen mbi legjislacionin e ri penal shqiptar gjatë viti 2020.

Në njoftimin e ambasadës shkruhet: “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”.

Lexoni dhe kete

75-VJETORI I KRYENGRITJES ANTI-KOMUNISTE TË KËLMENDIT

Partia Demokratike ka kujtuar 75 vjetorin e kryengritjes anti-komuniste të Kelmendit, si një lëvizje opozitare …