Duke filluar nga kjo e Hene nis dhe faza e tretë anti-informalitet dhe nuk duhet të bëjnë kujdes vetëm bizneset por edhe qytetarët. Ministria e financave ka dhene urdher te prere, Kushdo që bën një blerje dhe nuk tërheq kuponin tatimor do të përballet me gjobë. Një fakt të tillë e bëri e ka perforcuar edhe drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero.
Edhe qytetarët do kontrollohen, kanë detyrim ligjor të tërheqin kuponin. Në momentin që qytetarët nuk e tërheqin kuponin sigurisht që ka një penalitete që është 1 mijë lekë për ata që thyejnë ligjin. Ne do i inkurajojmë të jenë pjesë e këtij aksioni. Jo gjthmonë do hyjmë direkt në ambinetin e biznesit por do pyesim një qytetar që sapo ka marrë një shërbim në atë njësi, i cili më tej mund të jetë dhe objekt i kontrollit. Janë skema që përdoren në gjithë botën, ka punonjës të administratës tatimore, por jo vetëm, që hyjnë në një aktivitet.
Qëllimi është jo të penalizojmë qytetarin por të jetë pjesë e aksionit dhe palë me administratën tatimore.-ka bere te ditur nder te tjera Drejtoria e tatimeve. Edhe ne Shkoder drejtoria e tatimeve dhe hetimi tatimor pritet qe te jene ne terren per te zbatuar fashen e trete te aksionit anti-informalitet. Kete here me ndryshimin se nuk gjobiten vetem bizneset, por edhe qytetaret.