Në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të profesor Kujtim Alija, vajza e tij pianiste, Memela Alija, vendosi të sjellë një koncert recital në piano në sallën e teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës, duke kujtuar kështu babain e saj. Ky është një rikthim në Shkodër pas 4 vitesh dhe emocionet e saj ishin të forta…
Me emocione dhe lot në sy flet edhe bashkëshortja e tij, profesoreshë Ermira Alija…
Koncerti i titulluar “Frymë Nën Frymë” mori duartrokitje të shumta nga publiku shkodran, që kishte mbushur sallën e teatrit “Migjeni”.