Friday , 3 February 2023

12 SHKURT, AFATI I FUNDIT PER DOREZIMIN E DEKLARATES VJETORE

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë, kujton se data 12 Shkurt 2018, është afati i fundit për dorëzimin e deklaratës vjetore të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin, për periudhën tatimore të lidhur me vitin kalendarik 2017.  Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar kjo deklaratë vjetore duhet të dorëzohet nga;

-Çdo tatimpagues, subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, ku të jepen hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, tatimi për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.

-Të gjithë tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 5 (pesë) milionë lekë. Këta tatimpagues e plotësojnë këtë deklaratë sipas mënyrës së përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave.

Administrata tatimore këshillon që të plotësohen korrektësisht dhe në afat këtë deklaratë vjetore për të shmangur penalitetet administrative parashikuar ligjin nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Lexoni dhe kete

11,493 BIZNESE TE VOGLA KALUAN NE TVSH, PA KOSTO

Administrata tatimore njofton se kalimi i biznesit të vogël në skemën e TVSH-së është një …