Gjatë gjithë muajit tetor janë kryer rreth 1400 mamografi në spitalin rajonal të Shkodrës dhe në poliklinikën e qytetit, ku 22 raste janë drejtuar tek mjeku specialist për kontroll më të hollësishëm.
Shprehet kështu Megi Bilali, shefe e shërbimit parësor, që shton se mamografia vijon të jetë falas gjatë gjithë vitit.
Muaji Tetor shënohet si muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit.