150 urgjenca mesatarisht në ditë trajtohen në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës. Shprehet kështu Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër Ardian Dajti, i cili shton se pjesa më e madhe e tyre janë nga virozat e stinës.
Ndërsa sa i përket rasteve me Covid në Spitalin e Shkodrës nuk ka asnjë të shtruar shton drejtori Dajti…
Po ashtu ka një shtim të rasteve të vizitave në urgjencën e pediatrisë së fëmijëve me rreth 30 raste në ditë…
Aktualisht spitali i Shkodrës po punon me kapacitet të plotë dhe gjitha shërbimet janë në gatishmëri për pacientet, ndërsa sa i përket të prekurve me Covid apo me variantin Delta nuk janë shfaqur pranë spitalit.