“16 DITËT E AKTIVIZMIT KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE”

Bashkia e Shkodrës ka nisur aktivitetet e “16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Fushata e ndërgjegjësimit e titulluar “FOL! KËRKO NDIHMË” synon të rrisë vetëdijen për çështjet e dhunës në familje, duke u përqendruar në të drejtat e grave.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, thotë se me këtë mesazh duam të mbështesim gratë që vuajnë apo janë viktima të dhunës. “Kemi numër të madh të grave që e denoncojnë dhunën, por edhe rritje e numrit të grave të dhunuara në Shkodër” – theksoi Ademi.

Ndërsa, prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, tha se të flasësh për dhunën në familje nuk është pak dhe se kemi nevojë që burrat të kenë një qasje tjetër ndaj këtij fenomeni.

Tema “FOL! KËRKO NDIHMË” nënvizon një nga mënyrat kryesore për të luftuar dhunën kundër grave.

Lexoni dhe kete

LUMI DRIN “MBULOHET” NGA PESHQ TE NGORDHUR

Kjo ishte pamja e Lumit Drin në Lezhë këtë të merkure. Peshq te ngordhur kanë …