Thursday , 23 February 2023

19 VJEÇARËT MALAZEZË FITOJNË 3 – 2 NDAJ SHQIPËRISË

Pas fitores 2-1 tre ditë më parë në Podgoricë, Kombëtarja e 19 vjeçarëve të Shqipërisë ka zhgënjyer në miqësore e dytë ndaj kombëtares malazeze, ndeshje kjo që është luajtur pasditen e së martës në stadiumin “Loro Boriçi” ku është mundur me rezultatin 3-2.

Për malazezët kanë shënuar Miranoviç e Knezeviç fillimisht para se futbollisti me origjinë nga Shkodra e që luan në Belgjikë, Kevin Shkurti, të ngushtonte shifrat. Kombëtarja e Malit të Zi shënoi edhe golin e tretë me anë të Nikoliç ndërsa një minutë më vonë, futbollisti Rrok Toma me origjinë nga Lezha që luan në Itali, ka ngushtuar shifrat por vetëm kaq sepse kanë qenë miqtë ata të cilët kanë fituar 3-2.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri kombëtares shqiptare Armando Cungu është shprehur i zhgënjyer nga skuadra e tij dhe po ashtu, edhe nga kontigjenti i lojtarëve që ka në dispozicion…

Kombëtarja U19 e Shqipërisë do të zhvillojë edhe një apo dy ndeshje miqësore në vazhdim, para se të marrë pjesë në fillim të muajit shtator në eliminatoret e Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe që zhvillohen në Belgjikë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK HUMBJA

Pas fitores ndaj Tiranes, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek humbjet. Pavaresisht perpjekjeve, …