Tuesday , 16 August 2022

2 VITE PAS TERMETIT, LAÇI VIJON TE JETE PA SPITAL

Dy vite pas tërmetit, Kurbini vijon të jetë pa spital.

Godina u shkatërrua nga lëkundjet sizmike të 26-nëntorit të vitit 2019-të dhe u shemb për ti hapur rrugë rindërtimit të spitalit të ri. Por pavarësisht premtimeve se spitali do të ishte gati brenda një kohë të shpejtë, puna ende nuk ka përfunduar.

Në mungesë të spitalit, 70 banore të Kurbinit detyrohen të udhetojnë drejt Lezhës apo Tiranës për të marrë shërbimin shëndetësor.

Afati i përfundimit të spitalit të ri në Laç ka qenë qershori i këtij viti, por me ritmin e deritanishem të punimeve duket e vështire që spitali të jetë gati brenda këtij viti.

Lexoni dhe kete

BABANI: SITUATA E ZJARREVE NË VAU I DEJËS E RËNDUAR

Kreu i Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani, ka folur për situatën e zjarreve pas …